Kumanovari Berat Jashari me fitoren ndaj Pavle Danillovit me rezultat 10-4 është shpallur kampion i kampionëve në “Snooker”, në garën e zhvilluar në Shkup.
Me këtë përballje u hap një ndeshje tradicionale revyale mes kampionit të mëparshëm dhe aktual të Maqedonisë në snuker.
Deri në turneun e radhës pasojnë Kampionati Kombëtar dhe Kampionati Evropian i 6 Topave të Kuq në qershor në Albena të Bullgarisë.
Berat Jashari nga Kumanova kampion i dyfishtë në vitet 2021 dhe 2022, kurse Pavle Danilov ishte kampion në vitin 2020. (Open-TV)