Pasi mungoi në turneun e tretë të Kampionatit Kombëtar të “Snooker Alfa Plum”, kampioni aktual Berat Jashari u rikthye në takimin shtetëror këtë fundjavë dhe ndoshta në mënyrën më të vështirë deri më tani, arriti të fitojë turneun për herë të tretë këtë sezon (hera e tetë me radhë) për fitimin e titullit kampion të organizuar nga Shoqata e Snookerëve të Maqedonisë.
Në lojën e Jasharit është ndjerë pushimi nga garat që ndodhi në mënyrë të papritur pas Kampionatit Evropian në qershor të këtij viti. Kështu në derbin e grupit kualifikues u mposht 2:0 nga surpriza më e këndshme e turneut, kampioni i juniorëve në snooker dhe bilardo, 13-vjeçari Andrej Gjurchinovski. Me fitoren ndaj Jasharit, Andrej Gjurchinovski hyri në tetë më të mirët si lojtari i parë, ndërsa Berati duhej të luante play-off për çerekfinale.
Jashari në atë barazh arriti të eliminojë liderin aktual në kampionatin e bilardos, manastirasin Hristo Vasilevski, për të cilin kjo ishte paraqitje debutuese në Kampionatin Kombëtar të Snukerit, por ashtu si Andrej Gjurchinovski ishte një nga surprizat më të këndshme.
Rrugën e pazakontë në barazh deri në 1/4 e finales Jasharit ia solli rivali i tij i rregullt nga finalet e mëparshme, Petar Panov. Gradualisht duke e rifituar formën e tij, Jashari u forcua në kornizën vendimtare dhe pas shumë kthesash në fillim të turneut, arriti të kualifikohet në gjysmëfinale. Këtu ai tashmë arriti të tregojë klasin e tij dhe në mënyrë të papritur mundi me 3:0 stabilin Matoski, i cili deri atëherë kishte humbur vetëm një kornizë. Në këtë mënyrë, edhe pse ishte favorit, për shkak të fillimit jo bindës Jashari u vendos si finalisti i parë. Finalsit i dytë ishte i riu Andrej Gjurchinovski.
Finalja, në të cilën luajtën kampionët e Maqedonisë për junior dhe senior, ishte ndoshta një nga më të mirat dhe më të pasigurtat deri tani në historinë e snukerit maqedonas. Dy kornizat e para ishin shenjë e juniorit dhe kur u duk se Andrej do të përsëriste rezultatin e duelit të mëparshëm ndaj Beratit, kampioni u zgjua dhe hyri në lojën e tij të njohur, e cila shumë herë në këto dy vitet e mëparshme ishte e paarritshme për asnjë kundërshtar. Pushimet e larta në kuadrin e tretë dhe të katërt e nxorrën jashtë ritmit kundërshtarin, kështu Berati hyri me avantazh psikologjik në kuadrin vendimtar të pestë, pas së cilës arriti deri te fitorja, duke i shkaktuar humbjen e parë kampionit të ri.
Mbetet përshtypja se ky ishte ndoshta turneu më i mirë dhe më i barabartë deri tani. Janë parë pushime të shumëfishta mbi 30 dhe 40 pikë, madje edhe disa +50, ku Jashari kishte dy, nga 51 dhe 54 pikë. Lojë fantastike dhe garë e ashpër në të cilën juniorët Kazimi, Çipishkov dhe vëllezërit Veliçkovski fituan nga një kornizë dhe një ndeshje. Me këtë fitore, Jashari i afrohet shumë titullit të ri kampion, për të tretin vit radhazi, por me më së shumti pasiguri dhe një numër në rritje të konkurrentëve për garat e ardhshme.