Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka pritur sot në zyrën e tij, përfaqësuesit e klubit të shahut “Kumanovo”, Agim Shemshiu, nënkrytar i FSHM-së dhe mjeshtrin e shahut, Zoran Iilic, përcjell Open-TV.
Në takim u diskutua për aktivitetet dhe arritjet e vitit të kaluar, por u fol edhe për planet dhe përgatitjet për vitin e ri 2023.
Dimitrievski zhvilloi edhe ndeshje miqësore shahu me Shemshiun dhe Ilicin. Rezultati i këtyre ndeshjeve ka qenë në plan të dytë.
“Një lojë e mrekullueshme shahu miqësore me mjeshtrin e shahut FM Zoran Ilic! Të ftuar në zyrën time ishin anëtarët e klubit të shahut Kumanovë, nënkryetari i Federatës së Shahut të Maqedonisë Agim Semshiu dhe mjeshtri i shahut të FM Zoran Iliq. Në takim u diskutua për aktivitetet dhe arritjet e vitit të kaluar, por u diskutua edhe për planet dhe përgatitjet për vitin e ri 2023. Klubi i shahut të Kumanovës ka një histori të pasur, ka fituar një sërë çmimesh ndërkombëtare dhe kombëtare në konkurrencën e femrave dhe meshkujve, dhe anëtarët e klubit marrin pjesë rregullisht në turne shahu dhe olimpiada”, ka deklaruar Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës./Open-TV/