Kjo fotografi është e 11 gusht të vitit 1999 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Ndeshja e parë miqësore pas përfundimit të luftës në këtë stadium. Ishte rikthim emocionues. Pronari i KF Bashkimi, Lutfi Hyda e solli ekipin e tij të luaj ndeshje miqësore me KF Prishtina (rezultati 1-1). Në këtë foto të shkrepur nga gazetari Gani Kosumi janë kryesia e dikurshme e KF Bashkimi. Sa kanë ndryshuar këta njerëz? Disa edhe nuk jetojnë më, si ish-sekretari i palodhur i klubit, Latif Ramadani dhe një tjetër emri i të cilit nuk po më kujtohet. Faleminderit për foton Neritan Ramadanit që na riktheu emocionet e dikurshme të futbollit të asaj kohe që ka lënë gjurmë të paharrueshme./Open-TV/