Atleti i talentuar i KK Teuta, Gilman Junuzi, e ka nisur shkëlqyeshëm sezonin e ri në atletikë.
Ai ka shkëlqyer në garat e atletikës në salla në Beograd, duke shënuar rekord të ri personal në disiplinën 800 metra të cilat i vrapoi me kohë prej 1:58.19 minuta.
Postimi i plotë:
!!! REKORD I RI PERSONAL NË SALLË !!!
Gilman Junuzi sot vrapoi me një performancë të shkëlqyeshme në sallën e Beogradit, duke kapur një rezultat të ri personal (PB) prej 1:58.19 në disiplinën 800m.
Një super hapje për këtë sezon dhe motivim për arritje të rekordeve të reja në këtë vit
E radhës: Ballkaniku 2023, jemi me ty KAMPION!/Open-TV/