Gjate këtë fundjavë (13.05.2023) në Sofje të Bullgarisë u zhvillua një ndër turnetë më prestigjozë ne Ballkan “Sofija Open 2023”
Klubin e Karatesë “Kushtrimi” nga Hasanbegu i Shkupit e pêrfaqësoi Rexhep Rushiti ne disiplinën kumite në kategorinë Junior -68 kg.
Ai tregoi një performansë fantastike, duke shkëlqyer në të gjitha luftërat dhe u shpall kampion, dhe duke i sjell klubit medaljen e artë.
Trajneri i klubit Irfan Aliu shprehi kenaqesinë e vet, pas këtij suksesi.