Më 3 mars të këtij viti, në Prishtinë, u zhvillua kampionati ndërkombëtar i karatesë “Fushë Kosova Open”. Në këtë event u paraqitën edhe dy kusherinjtë e talentuar Rinar Driton Bilalli nga Maqedonia dhe Art Jeton Bilalli nga Kosova, shkruan Open-TV.
Arti zuri vendin e parë dhe u shpërblye me medaljen e artë, kurse Rinori doli në vend të trete dhe u nderua me medalje të bronztë.
Rinar Bilalli është anëtar i KK “Bashkimi 2002” nga Kumanova, kurse Art Bilalli është pjesë e KK “Fushë Kosova”.
Ja postimi i babait të Rinorit, Driton Bilalli, pa ndërhyrje:
Sot më datë 03.03.2024 ne Kampionatin e Karatesë “Fushë Kosova Open”në Prishtinë,ku morën pjesë garues nga 4 shtete:Shqipëria,Kosova,Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi,dy garuesit (kusherinjtë) u shpërblyen me medalje,edhe atë:
Art Jeton Bilalli-që përfaqësoi Republikën e Kosovës me medalje të artë,pra vendin e l-rë dhe
Rinar Driton Bilalli-që përfaqësoi Republikën e Maqedonisë së Veriut me medaljen e bronztë,pra vendin e lll-të.
Shpresojmë në sukseset e rradhës. (Open-TV)