Më 19 mars, klubi i karatese “Eldi-Kan” nga Shkupi, mori pjesë në turneun ndërkombëtarë të karatesë “Ipon Cup 2023” në Leskovac të Serbisë.
Në këtë aktivitet garuan 19 karateistë në disiplina kata ekipore dhe kata individuale për meshkuj dhe femra, në një konkurrencë të fortë ku morën pjesë mbi 800 garues, nga Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Serbia.
Edhe në këtë garë cilësore, KK Eldi Kan ia doli të fitoj vendin e parë në në kata individuale –veterane me Nuran Vejsellovska, kurse vendin e dytë në kata ekipore për grupmoshat 2015/2014 për femra në përbërje: Behra Idrizi, Rona Xhaferi dhe Ifah Alimi.
Në grupmoshën 2015/2014 miks për meshkuj: Hadis Sebati, Sanih Sebati, Pranvera Dardhishta.
Në grupmoshën: 2011/2010 për femra:Helin Memishi, Rana Alimi dhe Eda Dardhishta me vende të treta ekipore.
Në grupmoshën 2013/2012 miks meshkuj: Endrit Mustafa, Alba Veliu, Reshat Aliju, grupmosha 2013/2012 për femra miks: Jeta Dardhishta, Faik Vejsellovski dhe Siera Fetai.
Ndërsa në kata individuale, në vendet e dyta u renditën: Hadis Sebati (2015, meshkuj, Behra Idrizi (2014, vajzë, 2 nivel), kurse me vendet e treta kata: Anuar Sali (meshkuj, 2014, 3 nivel). Ifah Alimi (Femër, 2014, 4 nivel), Rona Xhaferi (2014, femër, 3 nivel), Faik Vejsellovski (2014, meshkuj, 2 nivel), Matea Trajkovska (2013, femër, 2 nivel), Elif Kamberi (2012, femër, 3 nivel).
Eda Dardhishta (2010, femër, 4 nivel). Dhe, me vende të pesta: Pranvera Dardhishta, Senih Sebati, Reshat Aliju dhe Jeta Dardhishta.
KK Eldi-Kan tani e presin turne dhe gara të ndryshme.