DEFRIM METHASANI
Rrugëtim i saj është i gjatë i vështirë, por i bukur dhe emocionues për një kampionie të re europe e cila bëri historinë dhe shkroi emrin e saj me germa të arta si medaliste e artë dhe rekordmene europe në garën e 3000 m me pengesa me kohën e re 9.11.31.
Luiza Gega ose flutura kuqezi, qëndis për herë të parë emrin si mbretëreshë europe në sportin mbretëreshë të atletikës. Luiza në klasën e dytë kur ishte 7 vjeç iku nga fshati i thellë Okshtun i Dibrës, një fshat ky me shumë histori nga lufta dhe erdhi së bashku me familjen e saj, prindërit Abazin dhë nënën Zgarifete, (një ish shoqja ime e shkollës së mesme në Peshkopi), me tre motrat dhe vëllain në Durrës për një jetë më të mirë.
Aty hapat e saj të shpejtë ranë në sy të trajnerit Azbi Dauti, njëherësh edhe djali i tezës së saj dhe filloi rrugëtimin e pistës në garat e gjata. Pasi mbaroi shkollën e mjeshtërisë në Durrës erdhi në Tiranë në Univerditetin e Sporteve, duke bërë hapat galopant të saj tashme me një super profesionist si trajner, Taulant Stermasi. Fatë punës së tyre titanike, titujt rezultatet dhe medaljet e Shqipërisë, ballkanit dhe Mesdheut u bënë pronë e saj, por viti 2022 ishte kulmi i kampiones së jashtzakonshme.
Pasi u shpall kampione ballkani dhe Mesdheu, ajo doli e pesta në botë dhe vetëm pak ditë më pas vullkani i saj ndezi vlagën në Mynih në kampionatin europian të atletikës. Tashmë ajo është kampionia e parë e pistës europiane si shqiptare dhe konsiderohet jo vetëm krenari, por edhe pasuri kombëtare. Të rujt zoti moj heroinë e heshtur. Ti e bëre tënden, tashmë na mbetet ne, shtetit, medias dhe popullit shqiptar, të bëjmë tonën në respektin dhe vlerësimin ndaj një ylli si ti…! Ti vlen Luiza Gega!