Afrim Aliji është nga Çerkezi i Kumanovës, ku dhe mbaroi shkollën e mesme me rezultate të shkëlqyera.
Si shumë të rinj edhe Afrimi vendosi që karrierën e tij profesionale ta ndërtojë përtej kufijve. Vendi i realizimit të ëndrrës së tij ishte Austria, shkruan Open-TV.
Si fëmijë filloi të merret me karate, sportin që e admironte shumë. Ishte në moshën 9 vjecare kur u regjistrua në klubin e karatesë Teuta të Kumanovës, ndërsa më pas kaloi në klubin “Dragoi” në Çerkez.
Pas përfundimit të shkollës së mesme emigroi në Austri, pikërisht në Republiken e Salzburgut, në qytetin e Zell am See.
Atje në vitin 2003 hapi klubin e karatesë me emrin “Karate Shotokan Lora”.
Përvec klubit, ai filloi të plotësoj edukimin në karate.
Sot Afrim Aliji posedon Licencën e instruktorit të karatesë dhe shkallën e 4 Dan. Gjithashtu edhe licenën nacionale të referimit.
“Si refer këtu ka respekt dhe është shumë mirë. Normal që vlerësohet disiplina.Për tu bërë pjesë e referimit duhej së paku të keni shkallen e parë 1 Dan, shiriti i zi. Pastaj duhesh të jeni mbi 18 vjec. Dhe, pastaj pason provimi me shkrim dhe në praktik për licencë B, dhe licencë, ndërsa në fund vjen Refferimi-licenca e fundit që edhe unë e posedoj”, thotë për Open-TV, Afrim Aliji.
KK Karate Shotokan Lora për momentin numëron 100 anëtarë, të cilët marrin pjesë nëpër turne të ndryshme në Austri dhe jashtë saj.
Afrim Aliji është një shqiptar që aftësitë e veta profesionale i vendos në shërbim të klubit, karateistëve, shoqërisë dhe nevojave të tij, në ndërtimin e komuniteteve, nxitjen e besimit më të madh mes njerëzve, të cilat janë thelbësore për një ardhmëri të qëndrueshme në vendin ku jeton dhe vepron./Open-TV/