Talenti shqiptar, Bleon Rexhepi e ka përfunduar me sukses WKF “European Championship”, i cili më 28 dhe 29 tetor të këtij viti u mbajtë në Triestë të Italisë, shkruan Open-TV.
Ai në mungesë të kundërshtarëve në K1-71, garoi në Full Kontakt, ku triumfoi ndaj rivalit të tij nga Spanja, të cilin e detyroi ta dorëzojë mecin pas raundit të parë. Kështu që talenti shqiptar nga Welsi, me rrënjë nga Shkupi, është shpallur kampion europe në Full kontakt në kategorinë -71kg.
“Unë duhej të kisha luftuar në K1-71, por fatkeqësisht nuk kishte kundërshtar për mua. Kështu që pranova një luftë në kontakt të plotë me një djal të fortë nga Spanja dhe e detyrova të dorëzohej pas raundit të parë. Kështu që unë jam kampion evropian në kontakt të plotë -71 kg”, deklaroi Rexhepi për Open-TV.
Rexhepi në Triestë ishte pjesë e përfaqësueses së WKF të Austrisë.
Ndryshe, Bleoni me Kick Boks ka nisur të merret në moshën 13 vjeçare në Fightclub Silberrucken në Wels, kurse trajner i tij është Andreas Helm. (Open-TV)