Shahisti i njohur nga Lugina e Preshevës, Isuf Kasumi, ka dal kampion në turneun ndërkombëtar të shahut në Vranjska Banja të Serbisë, i cili ishte organizuar dje, shkruan Open-TV.
Në këtë turne kanë marrë pjesë 48 shahistë. Kasumi në 9 loja ka shënuar 7 fitore dhe 2 barazime.
“Me datën 13.08. 2022 isha pjesëmarrës në turneun ndërkombëtar në lojën e shahut, i cili u organizu në qytetin e Banjës të Vrajës, ku ishin pjesëmarrës 48 garus. Në këtë turne e zura vendin e parë, nga 9 loja 7 fitore dhe 2 barazime”, ka shkruar shahisti i njohur Isuf Kasumi./Open-TV.