Kjo fotografi nuk harrohet lehtë. Trajneri i njohur i KB Shkupi dhe ish boksieri Naser Haruni ka ndarë këtë fotografi të rrallë, në të cilën gjenden sportistë dhe artistë shumë të njohur, madje disa edhe nuk jetojnë më sic janë:Rasim Thaci-Cima dhe Ibrahim Krajkova-Leci. Në foto është edhe legjenda e boksit Aziz Salihu, legjenda e muzikës, Sabri Fejzullahu dhe shumë të tjerë. Fotoja është e vitit 1997 e shkrepur në Kumanovë.
“Një foto e vjetër me artistë të shkëlqyer dhe sportistë para ndeshjeve”, ka shkruar Naser Haruni./Open-TV.