Sezoni i atletikës në natyrë ende nuk ka filluar, ndërsa atletët e “7 Majit” nga Shkupi po arrijnë rezultate të mira. Ata në Mitingun e zhvilluar në Malishevë të Republikës së Kosovës u ktheyn me këto suksese.
Sara Osmanovska fitoi vendin e dytë në 100 metra me rekord personal prej 12.78 sekonda, ndërsa në 400 metra vendin e parë me rekord personal 61.49 sekonda.
Jumna Fetahu ishte e para në hedhjen e gjyles me 12.03 m, kurse Brajan Avia ishte e treti në 400 m me rekord personal 54.81 sek, si dhe e treti në 100 m, por me rezultat të dobët 12.06.