1 mars – Taxhedin Nuredini, njëri nga futbollistët më të spikatur të FK Progon nga fshati Rramanli (sezoni 1978-1979), FK Bratstvo nga Kumanova (sezoni 1982-1988) dhe RFC Huy në Belgjikë (1988-1993), sot feston ditëlindjen. I lindur në Rramanli me 1 mars të vitit 157, “Taxha” sot është një 65 vjeçar.
Ai ka lënë gjurmë në historinë e topkëmbës në Kumanovë, shkruan Open-TV.
Ps: Në foton e parë Taxhedin Nuredini (i treti djathtas me shiritin e kapitenit)
Në vitin 1988, Taxhedini emigroi në Huy të Belgjikë, ku jeton edhe vepron edhe sot e kësaj dite. Është interesante se ditëlindja e tij sot përkon me daljen e tij të pension.
Ai është një sportist i madh. Futbollin e ka në zemër. Në vitet 2003 dhe 2005 kishte sjellur dy grupmosha të reja të KF Bashkimi në turnet që ishin organizuar në Huy të Belgjikës. Taxha në atë kohë ishte përkujdesur për strehimin e ekspeditave të Bashkimit nga Kumanova.
Taxhedin Nuredini sot po merr urime të shumta me rastin e ditëlindjes së tij, ndërsa këtyre urimeve i bashkohet edhe stafi i Open-TV me dëshirën për shëndet të mirë dhe jetë të gjatë e të lumtur me nipa e mbesa./Open-TV/